"Holbrooke ka qenë një nga gjigandët e politikës së Jashtme amerikane" - Largohet nga jeta i dërguari amerikan me Afganistanin

Ne nje gje pajtohen miqte dhe kritiket e tij: Richard Holbrooke thjesht ishte i madh. Nga njera ane per shkak te paraqitjes se tij fizike: Burri i gjate me peshe te rende, me floke te dendur dallohej nga gjithe te tjeret. Por ne rradhe te pare per shkak te personalitetit te tij te fuqishem, qe dominonte me lehtesi çdo dhome. Holbrooke rrezatonte nje vetebesim te madh, i cili rezultonte nga nje pervoje 45 vjeçare ne diplomacine nderkombetare.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Richard Holbrooke, ne zgjedhjet ne Bosnje 1996
Qe prej fundit te viteve 60-te ai ka sherbyer nen te gjithe presidentet demokrate amerikane, si menaxher krize ne Azi, Evrope dhe ne Lindjen e Afert. Suksesi me i madh diplomatik i tij ka qene ne vitin 1995, kur negocioi marreveshjen e paqes se Daytonit, qe i dha fund luftes se Bosnjes.
Holbrooke kujtonte me vone ne nje interviste me stacionin televiziv CNN: "Besoj se nuk ka patur me pare negociata, qe te ishin me te veshtira se ato: 48 ore pa gjume, njerez, qe vdisnin, presion i paimagjinueshem dhe gjithsej tre partnere ne bisedime, kroate, boshnjake, serbe."
Diplomati Holbrooke, si i dergur i presidentit Clinton per Ballkanin ka pasur nje angazhim te rendesishem edhe per Kosoven gjate vitit 1998 dhe deri ne fillimin e bombardimeve ne mars 1999. Raportohet se ne mars te vitit 1999 ai shkoi ne Beograd per t’i dhene ish presidentit te Serbise, Sllobadan Millosheviç ultimatumin se NATO-ja do te bombardoje, nese agresioni ndaj Kosoves nuk ndalet. Millosheviçi nuk i degjoi keto verejtje.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Presidenti afgan Hamid Karzai, dhe Richard Holbrooke, i ngarkuar i posaçem per Afganistanin dhe Pakistanin
Holbrooku ambicioz kishte shume deshire te behej minister i Jashtem, por gjithmone postin e merrnin te tjeret, fillimisht Madeleine Albright, pastaj Hillary Clinton. Richard Holbrooke ishte nje person, qe fitonte shpejt miq, keshtu edhe ne periudhen e shkurter 1993/94, gjate se ciles ka qene ambasador ne Gjermani, ne atdheun e nenes se tij.
Por ai bente shpejt edhe armiq. Ai konsiderohej si agresiv, egoist dhe kerkues. Kokefortesine e tij e kishin frike, por ajo ne negociata te ndryshme dilte si plus: si ne rastin e zgjerimit te NATO-, apo te borxhit te SHBA-se ne OKB. Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton e vleresoi Holbrookun si koleg dhe mik, qe ishte ne gjendje te mposhtte diktatoret dhe qe ne rrethanat me te veshtira mbronte interesat dhe vlerat e Amerikes. Pak para vdekjes se Holbrookut presidenti amerikan Barack Obama pat thene se 69-vjeçari eshte "i forte si guri" dhe do te luftoje shume per jeten e tij: "Ai eshte nje gjigand i vertete i politikes se jashtme amerikane. Ai eshte i palodhur dhe nuk dorezohet kurre. Sepse ai beson, se neqoftese punojhet me perqendrim, eshte i mundur progresi. Lufterat mund te ndalen dhe paqja eshte e mundur."
Bildunterschrift: Richard Holbrooke dhe presidenti serb, Slobodan Milosevic
Per misionin e tij te fundit qe prej vitit 2009 si i ngarkuar i posaçem per Afganistanin dhe Pakistanin Holbrooke mori kritika te ndryshme. Kritike pati ne rradhe te pare, sepse Holbrooke kurre nuk arriti, te ndertonte nje marredhenie me presidentin afgan Hamid Karsai. Vezhguesit ne Uashington thone se ky mision ka qene per te nje "pune ferri", menderisht dhe fizikisht rraskapitese. Richard Holbrooke ne fund te fundit u be nje viktime e luftes se Afganistanit.
Autor: Sabine Müller/ Angelina Verbica
Redaktoi: Aida Cama