E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm vetëvrasës në Kunduz

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 17:00

Zyrtarët theksuan se si pasojë e një sulmi vetëvrasës, që u ndërmor në pjesën veriore të Afganistanit, janë vrarë së paku 28 persona.

Zyrtari qeveritar, Mohammad Ayoub Haqyar, tha se sulmuesi vetëvrasës e qëlloi një grup të njerëzve, që pritnin për dokumente personale në vendin Emam Saheb, të provincës Kunduz, që njihet si bazë e fuqishme e talebanëve.

Zyrtarët njoftuan se nga ky sulm ka edhe të plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›