E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulme në Aganistan, vriten 10 civilë dhe 2 ushtarë të NATO-s

Dy shpërthime vetvrasëse të ndodhura thuajse në të njëjtën kohë, shkaktuan të paktën 12 viktima në një bazë të NATO-së në provincën qendrore të Afganistanit Uardak. Atentatet ndodhen në një zonë të populluar të provincës, shumë pranë një baze ushtarake të forcave ndërkombëtare. Njoftimet e para folën për dhjetra viktima. Autoritetet na Kabul flasin për 12 të vrarë, 10 civilë dhe dy pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Fillimisht u fol edhe për ushtarë ndërkombëtarë të mbetur viktima të sulmit, por kjo u mohua më vonë nga vetë komanda e ISAF-it. Ndërkaq raportohet se ka patur një përshkallëzim të sulmeve të militantëve talebanë në Afganistan dhe në zonat kufitare me Pakistanin. Autoritetet e këtij të fundit pranuan vrasjen e 15 ushtarëve, të cilët kishin humbur gjurmët gjatë një operacioni kundër talebanëve në zonat tribale.

Këto sulme rikthejnë frikën e ndërkombëtarëve dhe Shteteve të Bashkuara për rritjen e dhunës në vend, në prag të largimit të forcave të NATO-s, që sipas parashikimeve pritet të ndodhë në vitin 2014.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›