E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnё tensionet midis VMRO-DPMNE dhe BDI

Riemёrtimi i shkollave dhe vendosja e tabelave tё reja pranё katёr shkollave nё komunёn e Çairit ka nxitur sёrish tensionet midis dy partive tё koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.
 

Brenda radhёve tё VMRO-DPMNE ndjehet nervozizёm dhe se institucionet qё drejtohen nga pёrfaqёsues tё kёsaj partie kanё reaguar, duke paralajmёruar masa ligjore kundёr vendimit tё emёrtimit tё shkollave tё Çairit me emra shqip, duke vendosur zyrtarisht edhe tabelat e reja nё prag tё fillimit tё vitit shkollor.
 

Nё BDI theksojnё se vendimi ёshtё ndёrmarrё nga komuna dhe ёshtё çёshtje e saj, ndёrsa kjo sipas tyre nuk ka tё bёjё me raportet nё nivel qeveritar midis dy partive dhe ndonjё provokim.
 

"Nuk bёhet fjalё pёr ndonjё provokim, por vendosje tё tabelave pёr shkak se tashmё fillon viti shkollor. Pёrse Ministria e Arsimit ka zvarritur procedurёn pёr riemёrtimin e shkollave. Shkollat nuk mund tё ngelen pa emra. Se a bёhet fjalё pёr problem teknik apo politik, duhet tё vendosin Ministria e Arsimit dhe komuna e Çairit", deklaroi zёdhёnёsi i BDI-sё, Bujar Osmani.
 

Shkollat fillore në lagjen Çair të Shkupit “Rajko Zhinzifov” dhe “Cvetan Dimov” u emёrtuan me emrat e personaliteteve historike shqiptare “Ismail Qemali” dhe “Hasan Prishtina”, shkolla fillore “Nikolla Vapcarov”, është emëruar me emrin e dëshmorit “Imri Elezi”, ndërsa shkolla “Jane Sandanski” me emrin “Jashar Bej Shkupi”. Javёn e ardhshme pritet tё vazhdojnё tensionet nё relacionin midis Ministrisё sё Arsimit qё drejtohet nga VMRO-DPMNE dhe komuna e Çairit qё drejtohet nga nёnkryetari i BDI-sё, Izet Mexhiti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›