Vlorë, digjet makina personale e kreut të bashkisë

Digjet makina personale e kreut të Bashkisë së Vlorës Shpërtim Gjika. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e Marinës detare të qytetit bregdetar ku makina tip benz në pronësi të kryetarit të bashkisë është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Mësohet se automjeti i Gjikës ishte parkuar poshtë banesës së kryebashkiakut të Vlorës ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.