Gjermania i hap rrugë Serbisë për në BE

Edhe pse strukturat paralele në veri të Kosovës nuk janë larguar ende, duket se Gjermania është e gatshme të lëshojë pe ndaj Serbisë. Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel,ministri i jashtëm gjerman Gudio Westerwelle ka dhënë sinjale pozitive.
“Ekziston mundësia reale që të ketë vendim pozitiv të Këshillit në fund të shkurtit. Por, të gjithë duhet të punojnë. Nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Westerwelle.
Deklarata e tij vjen pas takimit që paraprakisht mbajti me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremiç. Edhe ministri i Jashtëm suedez, Carl Bildt tha se më e rëndësishmja për këtë moment është vazhdimi i dialogut ndërmjet palëve.