E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Forbes: Greqia të ndjekë shembullin e Shqipërisë

Në një editorial për krizën e borxhit në Europë, drejtuesi i revistës prestigjoxe ekonomike "Forbes", Steve Forbes këshillon Greqinë, që për taksën e sheshtë të ndjekë shembullin e Shqipërisë.

Sipas tij, Greqia duhet të kryej reformat shqiptare për të përballuar krizën, kryesisht lehtësimt fiskale, privatizimin e aseteve dhe procedurat e thjeshtuara për hapjen e një biznesi të ri.
 

Në komentin e tij mbi krizën e borxhit, Forbes thekson se Gjermania dhe Franca kanë refuzuar të përballen me fatin e Greqia duke sjellë edhe falimentimin e Portugalisë, Spanja dhe Italisë.

Sipas tij, thembra e Akilit në këtë problem qëndron se çfarë do t`i shkaktojnë borxhet e bankave të dobësuara të Europës, veçanërisht atyre në Francë. Forbes e cilëson të dështuar politikën e autoriteteve të Europës dhe SHBA në lidhje me zgjidhjen e krizës.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›