E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epidemia E shkakton 10 viktima në Gjermani

Të paktën 10 persona kanë vdekur në Gjermani nga përhapja e një bakteri të quajtur, E i cili dyshohet se është shkaktuar nga trangujt e helmuar nga Spanja.

Zyrtarët thonë se të paku 276 persona të tjerë raportohet se kanë treguar shenja të infektimit nga bakteria E, duke shfaqur komplikacione të mëdha.

Shumica e të infektuarve janë raportuar në Gjermani, mirëpo disa raste ka pasur edhe në Suedi, Danimark, Holandë dhe Britani.

Zyrtarët në Republikën Çeke, thonë se ka informacione që tranguj të helmuar janë eksportuar në këtë vend dhe në Austri, Hungari dhe Luksemburg.

Qendra Evropiane për Kontrollimin dhe Ndalimin e Sëmundjeve, organizatë kjo që merret me monitorimin e sëmundjeve në BE, ka thënë se përhapja e këtij bakteri ndikon më shumë tek të rriturit, në veçanti femrat.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›