Sulme në Pakistan, vriten gra e fëmijë
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një bombe në veri të Pakistanit.
Autoritetet policore thonë se pajisja ka shpërthyer pranë një kamioni që transportonte disa persona, pranë kufirit me Afganistanin.
Sipas burimeve të njëjta, në mesin e të vrarëve janë tre gra dhe tre fëmijë.
Korrespondentët e mediave thonë se fshatarët në zonën Diri i Poshtëm mbështesin forcat qeveritare në luftën e tyre kundër kryengritësve talibanë.
Analistët thonë se mbështetja për talibanët ka rënë në disa zona në veri të Pakistanit, për shkak se fushatat e përgjakshme të tyre kanë marrë jetën e shumë civilëve.