E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme të reja në Irak, së paku 17 të vrarë

Zyrtarët policorë dhe mjekësorë thonë se nga të shtënat dhe sulmet me bomba në Bagdad dhe në qytetet e tjera irakiane, janë vrarë së paku 17 persona.

Sulmi me më së shumti të vrarë ishte ai në kryeqytetin Bagdad, ku nga shpërthimi i dy bombave në një treg në një lagje me popullatë shumicë shiite, u vranë së paku 11 persona dhe u plagosën 10 të tjerë.

Raportohet se bombat, që eksploduan brenda një kohe të shkurtër prej një minute, duket se kishin për qëllim frikësimin e shiitëve irakianë, që shpeshherë janë cak i sulmeve nga kryengritësit myslimanë sunitë.

Numri i të vrarëve nga të shtënat dhe sulmet me bomba ishte më i larti prej 30 shtatorit, kur në gjithë Irakun u vranë së paku 26 vetë dhe më se 100 të tjerë ishin plagosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›