E Shtunë, 31 Tetor 2026

Butt bëhet trajner në Man Utd

Nicky Butt është rikthyer në Manchester United, por kësaj radhe në rolin e trajnerit.

Ish reprezentuesi anglez Butt, i cili fitoi Ligën e Kampionëve dhe gjashtë tituj të Premierligës si futbollist i Unitedit, synon të nis karrierën e trajnerit dhe është angazhuar me ekipin e dytë të gjigantit nga Old Trafford.

“Nicky është duke punuar me ekipin e rezervave”, deklaroi menaxheri Sir Alex Ferguson për uebfaqen zyrtare të klubit. “Ai ka kompletuar licencën dhe i nevojitet pak përvojë me ne dhe kështu të nis karrierën e tij si trajner”, përfundoi skocezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›