E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme vetëvrasëse godasin metronë e Moskës

Shpërthimet ndodhën në orët e mëngjesit, ndërsa njerëzit ishin duke shkuar në punë.

Prokurorët thonë se hetimet e sapofilluara tregojnë se të dyja sulmet janë kryer nga persona vetëvrasës, që kanë qenë gra.

Shpërthimi i parë ndodhi në stacionin qendror Lubyanka, ku më shumë se njëzetë vetë thuhet të kenë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Më pak se një orë më vonë ndodhi një tjetër shpërthim, kësaj radhe në stacionin Park Kultury, edhe më në qendër të Moskës.

Njoftimet bëjnë të ditur se nga ky shpërthim gjetën vdekjen më shume se dhjetë vetë.

Korrespondenti i BBC-së thotë se duket se shpërthimet kanë qenë të koordinuara për një orar të atillë që të shkaktonin dëm maksimal.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, pro kreu i agjencisë së shërbimit sekret FSB tha se bombat kishin mundësi të ishin vepër e rebelëve islamistë të Kaukazit verior që përfshin Çeçeninë dhe Ingushetinë.

Presidenti rus Putin ka ndërprerë një udhëtim në Siberi për t'u kthyer në Moskë.

Ai tha se do të bëhet çdo gjë për të gjetur dhe ndëshkuar kriminelët që janë përgjegjës. Ai foli edhe për masa të reja të sigurisë:

"Na duhet të diskutojmë masa shtesë të sigurisë në infrastrukturën e transportit në veçanti. Masat shtesë po merren tani për të siguruar rrjetin e hekurudhave. Puna ka filluar për të pajisur stacionet e metrosë me kamera dhe pajisje monitoruese. Ngjarjet e sotme tregojnë se ne jo vetëm duhet të vazhdojmë këtë punë, por ta bëjmë më intensive. Kjo mund të kërkojë edhe ndryshime ne legjislacion." /bbc/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›