Jacobs School of Music flasin për DAM

Ende pa ardhur në Kosovë studentët e “Indiana University Jacobs School of Music New Music Ensemble (NME), kanë treguar ndjenjat e tyre rreth pjesëmarrjes në festivalin e muziktarëve të rinj “DAM”.
Formacioni i kësaj shkolle do të performojë më datë 1 prill në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Si pjesë e kësaj shkolle janë David Dzubay kompozitor & dirigjent, Liana Gourdija – violinë, Robert Spady – klarinetë, Eric Allen – violonçel, Teddy Neidermaier – piano, Daniel Stein – flaut.
"Jam i gëzuar që do t’i marr me vete këta pesë muziktarë të mrekullueshëm në DAM Festival në Prishtina," tha profesor David Dzubay, kryesues i Departamentit të Kompozimit në këtë shkollë. Dzubay i ka dhënë këto komente për gazetën e Universitetit Indiana. Ndërsa Dzubay po ashtu ka shtuar se studentët do ta tregojnë një prezantim tepër të mirë në DAM. "Ata do të jenë një reprezentim shembullor të IU Jacobs School of Music dhe të kualitetit të lartë të performuesve dhe kompozitorëve amerikanë të gjeneratës së re”, tha ai. Ndërsa edhe vetë profesor Dzubay, është i ftuar si kompozitor mysafir por edhe si ligjërues.