E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet rajonale, mbyllen votimet në Itali

Në Itali janë mbyllur votimet në kuadër të zgjedhjeve lokale. Në 13 prej 20 rajoneve qytetarët u thirrën të hidhnin deri në mesditë votën e tyre. Të dielën pati një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Sipas sondazheve të fundit pasojë e abstenimit mund të sjellë para së gjithash humbje për partinë e kryeministrit Silvio Berlusconi i cili e kishte shpallur votimin si një test kombëtar për qeverinë e tij.

Abstenimi konsiderohet të ketë efekte negative dhe për PD-në e Bersanit që në zgjedhjet e 2005 fitoi terren në 11 nga 13 provincat. Por analistët thonë se në veri mospjesëmarrja në zgjedhje do t’i lejojë Ligës së Veriut të fitojë dhe më teper terren. Sipas Berluskonit megjithatë nuk ka asnjë rrezik që forca e tij të humbasë barazpeshën brenda koalicionit.

Të dielën pjesëmarrësit në votim ishin në masën 47 % thënë ndryshe 9 pikë më pak krahasuar me zgjedhjet e 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›