Sulmet e opozitës kundër Këshillit të Evropës, reagon zyrtarisht PD

Bllokmenët e rinj të PS kërkojnë izolimin e Shqipërisë
Partia Demokratike reagoi dje zyrtarisht ndaj deklaratës së Partisë Socialiste, e cila një ditë më parë e quajti të “papjekur dhe të keqinformuar” qëndrimin e Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Mevlut çavushoglu, i cili i ka kërkuar opozitës shqiptare që lidhur me transparencën e zgjedhjeve t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese e më pas Komisionit të Venecias, për interpretim. Gjatë një deklarate për mediat, deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, e cilësoi si sulm ndaj Presidentit të KiE, çavushoglu qëndrimin e PS-së, duke nënvizuar se “nuk përbën më një surprizë cilësimi i PS-së ndaj Presidentit të KiE-së, teksa ai e drejton opozitën në Gjykatën Kushtetuese për të gjetur përgjigje për transparencën e zgjedhjeve”. “E quajnë të papjekur Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës sepse është pikërisht Këshilli i Europës që i kërkon Edi Ramës t’i drejtohet Komisionit të Venecias”, tha Pëernaska. Deputetja Përnaska deklaroi se “PD shpreh mbështetjen e plotë për të gjitha dokumentet e Asamblesë Parlamentare, Komitetit Presidencial për deklaratën e byrosë Parlamentare të Këshillit të Europës pasi ky është institucion kyç që ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Shqipërinë dhe nuk pranon që askush të dalë mbi ligjin dhe shtetin ligjor, siç kërkon në vazhdimësi të bëjë Edi Rama”. Sipas saj, bllokmenët e rinj të Partisë Socialiste janë kundër Bashkimit Europian dhe kërkojnë bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë.
...