Sulmet kibernetike, Kina mohon përfshirjen

Mediat shtetërore kineze kanë hedhur poshtë, çdo përfshirje të qeverisë, në sulmet e fundit kibernetike në institucionet e profilit të lartë, ku përfshihen edhe Kombet e Bashkuara dhe qeveria e SHBA-së.
Gazeta e partisë komuniste, “The People`s Daily”, ka kritikuar si të papërgjegjshëm, një raport të publikuar të mërkurën, nga një kompani për sigurinë e komjuterëve, në të cilin shumë analistë flasin për përfshirjen e Kinës.
Raporti thotë se operacioni 5-vjeçar i quajtur “Operation Shady RAT” ka vënë në shënjestër qeveritë e SHBA-së, Kanadasë, Indisë, Koresë Jugore, Tajvanit, Vietnamit dhe organizatave të tjera kryesore.