Eboue një hap larg Galatasarayt

Skuadra angleze Arsenal është e gatshme të shesë mbrojtësin Emanuel Eboue. Sipas “The Sun”, futbollisti i kombëtares së Bregut të Fildishtë, do të kalojë në radhët e skuadrës së madhe turke, Galatasaray.
“Topçinjtë” dhe Gallatasaraj, janë pranë finalizimit të marrëveshjes për kalimin e Eboue në skuadrën turke, i cili pritet të firmosë kontratë trevjeçare.