E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Lipo zgjidhet kryetar i ri i degës së PD-së së Pogradecit

18-07-2012 / Gazeta 55

Dita/Zhvillon punimet Kuvendi i degës së PD-së

Dega e PD-së së Pogradecit, zgjedh kryetarin e ri të saj, si edhe strukturat drejtuese të partisë. Gjatë punimeve të Kuvendi të degës së PD-së së Pogradecit, merrnin pjesë
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së njëherazi Ministër i Financave Ridvan Bode, deputeti i ë zonës Fatbardh Kadilli si dhe drejtues lokalë të partive aleate.
Pas fjalës hapëse të kryetarit në detyrë, si dhe përshëndetjeve të krerëve lokalë të partive aleate, Ridvan Bode ju përcolli delegatëve dhe të ftuarve përshëndetjet e Kryeministrit të Shqipërisë dhe njëherazi kryetarit të PD-së, Sali Berisha. “Besoj tek pjekuria e delegatëve se do të zgjedhin me maturi te plotë drejtuesit e Partisë Demokratike në Pogradec. Jemi në një vit jubilar, në 100 vjetorin e pavarësisë e në më pak se një vit larg nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Prandaj lypet fryma bashkëpunuese në këtë kuvend”, u shpreh më tej Bode.
Më pas, Kuvendi mes katër kandidaturave, zgjodhi kryetar të degës së PD-së së Pogradecit, Luan Lipo, ndërsa për komisionin e Apelit, për kryesimin e tij u zgjodh Genti Çela.
Procesi i votimit pati si kryefjalë frymën mirëkuptuese, bashkëpunuese e konsesuale. Kandidatët në fund të procesit shtrënguan duart duke uruar Kryetarin e ri të Partisë Demokratike Dega Pogradec dhe i premtuan përkrahjen e tyre  në ç’do aksion të tijin politik.
Gjithashtu, Kuvendi i degës së PD-së së Pogradecit, zgjodhi edhe strukturën e re Drejtuese të partisë, Kryesinë prej njëzet e tre anëtarësh si dhe komisionin  i Apelit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›