E Diel, 1 Nëntor 2026

Romë/ Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në takimin ndёrkombёtar mbi sigurinë globale

18-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në takimin ndёrkombёtar mbi sigurinë globale “Sfidat kryesore, sot, pёr paqen dhe sigurinё”. Takim u zhvillua në Romë, nёn kujdesin e Presidentit tё Republikës sё Italisё Giorgo Napoletano dhe Ministrit tё Mbrojtjes Giampaolo Di Paola.
Diskutimet nё panele tё veçanta, ku pjesёmarrёs janё politikanё tё mirёnjohur, zyrtarë tё lartë dhe ekspertë nё fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, pёrfaqёsues tё NATO-s, BE-sё dhe OKB-sё, pёrfshijnё çështje qё lidhen me krizën ekonomike botërore dhe sigurinë, “Pranverën Arabe” nё vendet e Afrikës sё Veriut dhe Lindjes sё Mesme, kompleksitetin e tranzicionit nё Afganistan.
Njё ndёr çёshtjet, sё cilёs do t’i vihet theks i veçantё, ёshtё shtimi i sigurisё kibernetike dhe teknologjisё sё informacionit, pёrballё rritjes sё shpejtё tё kёrcёnimeve kibernetike.
Mesditёn e sё martёs, Kryeministri Berisha ishte ndёr folёsit kryesor nё panelin qё i kushtohet zhvillimeve nё vendet e Afrikёs sё Veriut dhe Lindjes sё Mesme qё pasojnё “Pranverёn Arabe”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›