E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lute rikonfirmon gatishmërinë e dy qeverive, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

18-07-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takon në Romë, Zëvendëssekretaren për Çështjet të Sigurisë së SHBA-së Jane Lute

Gjatë vizitës në Romë, Kryeministri Berisha takoi, Zëvendëssekretaren për Çështjet të Sigurisë së SHBA-së Jane Lute me të cilën zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore.
Lute tregoi interes të veçantë për zhvillimin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke i treguar Kryeministrit Berisha se ka qenë në Shqipëri në fillim të vitit ‘92 dhe se ndjehet një admiruese e vendit tonë.
Kryeministri Berisha e njohu me zhvillimet e vrullshme dhe transformimet e rëndësishme që kane ndodhur në vend gjatë kësaj periudhe dhe e ftoi përzemërsisht Zëvendëssekretaren Lute të vizitojë sërish Shqipërisë, si mike e vërtetë e vendit tonë dhe e kombit shqiptar.
Gjatë bisedës, Kryeministri Berisha dhe Zëvendëssekretarja Lute rikonfirmuan vullnetin e të dy qeverive e vendeve për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë. Zëvendëssekretarja Lute e falënderoi Kryeministrin, në emër të qeverisë dhe SHBA-së, për bashkëpunimin shumë të mirë e shumë të frytshëm në të gjitha aspektet e sigurisë.
Më tej, ata u  ndalen edhe në zhvillimet e fundit në rajonin e Mesdheut dhe Afrikës Veriore e më gjerë, për sa i përket çështjeve të sigurisë, pas ndryshimeve rrënjësore që vijuan pas “Pranverës arabe”, por edhe për situatën në  rajonin e Europës juglindore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›