E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulmi i Berishës për Gonzaton, Rama: Kërkojmë ndjesë! Ambasadori i BE është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë për gjuhën e përdorur nga paraardhësi i tij, Sali Berisha, ndaj Ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, ditën e sotme, ndërsa fliste për ligjin për barazinë gjinore.

Me anë të një reagimi në “X”, Rama i kërkon ndjesë ambasadorit Gonzato, duke theksuar se ligji është plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin.

Postimi i Ramës:

“Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.

Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara ????????????????????.”

We apologize for the insulting way in which a very noble law, fully aligned with EU principles of gender equality and non-discrimination, has been misused to distort public perception, and for the way the EU Ambassador has been exploited for such an ignoble purpose.… pic.twitter.com/MOuhj2JSzi

— Edi Rama (@ediramaal) November 6, 2025


Çfarë deklaroi Berisha në Kuvend?

“Qytetarë dhe qytetare, sillet në emër të direktivave të BE-së. Ekspertë të shquar kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE-së, në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit. I kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE-së kërkojnë një gjë të tillë. Cila direktivë u thotë shqiptarëve se janë direktiva të tilla, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE-së, pasi ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›