E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulmi i Hezbollahut ndaj Izraelit, SHBA: S’jemi përfshirë në parandalimin e raketave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se kanë ndihmuar në gjurmimin e breshërisë së raketave dhe dronëve të lëshuar nga Hezbollahu kundër Izraelit, por nuk janë përfshirë në sulmet në Liban ose në rrëzimin e raketave.

“SHBA nuk ishte e përfshirë në sulmet parandaluese të Izraelit mbrëmjen e djeshme. Ne siguruam njëfarë mbështetjeje ISR (inteligjencë, vëzhgim dhe zbulim) për sa i përket gjurmimit të sulmeve të Hezbollahut, por nuk kryem asnjë operacion pasi nuk ishte e nevojshme. Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën dhe mbetemi të pozicionuar mirë dhe të gatshëm për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit nga sulmet nga Irani dhe ndonjë prej përfaqësuesve të tij”, ka shpjeguar një prej zyrtarë amerikanë duke folur në kushte anonimati.

Nga ana e tjetër, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është shprehur se vonesa në sulmin hakmarrës të grupit terrorist për vrasjen e komandantit të tij ushtarak Fuad Shukr më 30 korrik ishte për shkak të mobilizimit ushtarak izraelit dhe amerikan në rajon.

Në një fjalim pas sulmit parandalues ​​të Izraelit kundër grupit të mbështetur nga Irani teksa përgatitej për të nisur një goditje në shkallë të gjerë të dielën në mëngjes, Nasrallah tha se Hezbollahu po priste të shihte rezultatin e bisedimeve të armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit dhe i duhej kohë për të parë nëse “boshti i Rezistencës” i përbërë nga Irani dhe përfaqësuesit e tij rajonalë do të përgjigjej në të njëjtën kohë, ose veçmas.

Ai thekson se grupi terrorist ka ndjekur premtimin për t’iu përgjigjur “agresionit” izraelit në periferinë Dahia të Bejrutit, bastioni i Hezbollahut në të cilin u vra Shukr.

Nasrallah gjithashtu vuri në dukje se sulmi hakmarrës u krye në Arbain, një përkujtim shiit i martirizimit të Hussain ibn Aliut, imamit të tretë të shiitëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›