E Martë, 3 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë amerikan viziton Pekinin-Tajvani, siguria dhe tregtia në qendër të bisedimeve

Këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-ve Jake Sullivan do të vizitojë këtë javë Kinën ku do të pritet nga kryediplomati kinez Wang Yi.

Në këtë vizitë pritet që tema kryesore e bisedimeve të jetë Tajvani, çështjet e sigurisë dhe tregtia mes dy vendeve.

Sipas mediave amerikane dhe atyre kineze, Tajvani do të jetë ndër shqetësimet kryesore strategjike të sigurisë që zyrtarët e Pekinit pritet të ngrenë këtë javë kur Jake Sullivan të vizitojë Kinën.

Sullivan bëhet këshilltari i parë i sigurisë kombëtare i SHBA nga administrata Biden që viziton kryeqytetin kinez, ndërsa do të jetë në Pekin nga e marta deri të enjten për një raund të ri “dialogu strategjik” me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi.

Ky do të jetë takimi i pestë midis zyrtarëve të lartë dhe i pari i tyre që nga janari, kur u zhvilluan bisedimet në Bangkok të Tajlandës.

Pekini ka pohuar vazhdimisht se Tajvani është një interes thelbësor kombëtar – duke etiketuar çdo lëvizje drejt pavarësisë formale si kalim i një “vijë të kuqe”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›