Presidenti dekoron "Teatrin Kombëtar" dhe 7 aktorë
Jehona e nderimeve në panteonin e vlerave të artit skenik shqiptar ka vijuar nga Presidenca me një kolanë të re personalitetesh të njohur.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Teatrin Kombëtar me rastin e 65-vjetorit të krijimit të tij, me motivacionin: "Për kontribut të veçantë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave skenike, duke ruajtur dhe konsoliduar identitetin kombëtar të artit dhe kulturës shqiptare."
Drejtori i Teatrit Kombëtar Kristaq Skrami, shprehu mirënjohjen në emër të të gjithë artistëve të Teatrit Kombëtar, të dhe atyre që kanë kontribuar gjatë 65 viteve për lartësimin e emrit institucionit prestigjioz
Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë ishin të pranishëm Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, drejtuesit aktualë dhe në vite të këtij institucioni të nderuar të kulturës shqiptare, regjizorë, aktorë, skenaristë dhe të tjerë personalitetet të njohura të artit dhe të kulturës.
Ceremonia vijoi me dekorimin e regjizorit të shquar, Pirro Mani me Urdhrin "Nderi i Kombit" me motivacionin: "Personalitetit me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e teatrit shqiptar, me prezencën dhe mirënjohjen e bashkudhtares së tij të mbërritur nga SHBA-ja, artistes Pavlina Mani.
Në shenjë vlerësimi të lartë dhe nderimi për kontributin dhe veprimtarinë e tyre në vite në skenën e Teatrit Kombëtar, Presidenti i Republikës dekoroi aktorët e mirënjohur: Naim Frashëri, (pas vdekjes), me Urdhrin "Nderi i Kombit" Agim Qirjaqi, (pas vdekjes) me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" me motivacionin: "Aktorit të shquar të Teatrit Kombëtar, që me kontributin e dhënë ka pasuruar dhe ngritur në nivele të larta interpretimin artistik në skenën dhe kinematografinë shqiptare" duke ia dorëzuar trashëgimtares së tij.
Më tej u nderuan dueti vezullues në premierat teatrore Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" ,si dhe aktoret simbole femërore mbi skenë Rajmonda Bulku dhe Luiza Xhuvani me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë" për kontribute të rëndësishëme në skenë dhe shpirtin kombtar.
Ndërsa në emër të artistëve të dekoruar përshëndetën dhe trokitën gotat brenda komunitetit të artistëve, aktorët dhe familjarët e tyre më të afërt duke shprehur mirënjohjen për Kreun e shtetit shqiptar lidhur me nderimin dhe respektimin e punës së tyre shumëvjeçare dhe vlerësimit të talentit e arritjeve artistike dhe kulturore.