E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi i Metës, "GSH": Bëmë transparencën e marrëveshjes

TIRANE- Tedi Blushi, gazetari i “Gazeta Shqiptare”, i cili prej disa muajsh boton në "Gazeta Shqiptare" dokumente që hedhin dritë mbi marrëveshjen e kufijve detarë Shqipëri- Greqi reagon ndaj sulmit të drejtëpërdrejtë të ministrit të Jashtëm Ilir Meta.

Deklaratat, zoti Meta i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zv ministrin e jashtëm grek Dimitris Droutsas, i cili ndodhet në Tiranë për prezantimin e inisiativës për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, brenda 2014-tës. 

Sipas gazetarit Tedi Blushi, ai dhe "GSH" nuk ka bërë asgjë më shumë vetëm se transparencë ndaj marrëveshjes, një detyrë që duhej të ishte bërë nga vetë zoti ministër.

“Deklaratat e zotit Meta nuk janë vetë sulm ndaj meje personalisht, por ndaj medias në përgjithësi. Zoti Meta më akuzoi personalisht si shpifës. Unë thjesht kam botuar gjithë kësaj kohe materiale dhe fakte që bëjë transparencën e medias. Unë bëra atë që duhej ta kishte bërë vetë ministri, i cili vazhon të mos bëjë tranparencë ndaj protokolleve të mbajtura në kuadër të kësaj marrëveshjeje”. Tha gazetari Tedi Blushi në një prononcim për NEËS 24, menjëherë pas deklaratave të zotit Meta.

Sipas gazetarit Tedi Blushi “sulmi është fushatë e vazhdueshme për të denigruar median që janë kritike ndaj qeverisë”
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›