E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic takon Ivanov: Nuk ndryshojmë qëndrim për emrin

BEOGRAD- Serbia ka njohur Maqedoninë në emrin e saj kushtetues dhe ky pozicion nuk do të ndryshojë- ka thënë presidenti serb Boris Tadic, pas takimit që zhvilloi me homologun maqedonas Georgi Ivanov. Takimi është zhvilluar të enjten në mbrëmje në Beograd.

Gjatë ditës Ivanov mori pjesë në ceremoninë e varrimit të patriarkut serb Pavle.

Në një deklaratë të përbashkët pas takimit dy presidetët përsëritën mbështetjen e përbashkët mbi integrimin në BE dhe për inisiativën e Greqisë që të gjithë vendet e Ballkanit të jenë anëtarë të plotë në familjen europiane në 2014.

Tadic mirëpriti delegacionin shtetëror dhe fetar maqedonas në ceremoninë e varrimit.

Presidentët “inkurajojnë dialogun kishtar me qëllim zgjidhjen e cështjeve të hapura, të cilat janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin e mëtejshmë të marrëdhënieve mes dy vendeve” thuhet në deklaratë.

Takimi gjithashtu konstoi se ka mosmarrëveshje mbi cështjen e statusit të Kosovës. Maqedonia ka njohur Kosovën si shtet e cila shpalli pavarësinë në shkurt të 2008.
(s.g/B92/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›