E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Policia injoron thirrjet e të rinjve, sulmon me bomba tronditës këndin e ndihmës së parë te Parku Rinia! Gazetari: Në situatë lufte, quhet krim lufte!

Policia ka ndërhyrë me ujë me presion dhe bomba tronditëse në zonën ku studentë të Universitetit të Mjekësisë kishin ngritur një kënd të ndihmës së parë për protestuesit e lënduar, te Parku Rinia në Tiranë.

Sipas pamjeve, të rinjtë u kanë bërë thirrje efektivëve të mos ndërhyjnë në këtë hapësirë, e cila ishte rrethuar me shirit të bardhë dhe ku ishin vendosur medikamente e materiale mjekësore për dhënien e ndihmës së parë, mes tyre ujë fiziologjik dhe fasha.

Megjithatë, sipas pamjeve, policia ka përdorur autobotin me ujë me presion dhe bomba tronditëse në drejtim të zonës ku ndodhej këndi i ndihmës së parë.

kendi i ndihmes se pare uje

Pamjet janë publikuar nga gazetari Gjergj Erebara, i cili e ka kritikuar ashpër veprimin e policisë.

“Policia e Shtetit shënjestroi drejtpërsëdrejti këndin e ndihmës së parë me ujë me presion dhe bomba tronditëse, pavarësisht shenjave të qarta dhe duarve të ngritura. Kjo në situatë lufte quhet krim lufte”, shkruan Erebara.

kendi i ndihmes se pare parku rinia sulm (4)

kendi i ndihmes se pare parku rinia sulm (2)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›