E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi kibernetik ne Australi

Kryeministrja australiane Julia Gilard është shprehur se krimi kibernetik është shumë i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Ajo ka thënë se mbetet prioritet I qeverisë së saj pikërisht lufta në këtë fushë.
"Aktiviteti negative kibernetik do të vazhdojë të ekzistojë për dekada me radhë kështu që na duhet të përgatitemi për një betejë të gjatë. Australia mbetet një objektiv për këto sulme.
Gilard gjithashtu ka përforcuar këmbënguljen e Australisë për një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën, partneri më I rëndësishëm financiar, por pa harruar të theksojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më I rëndësishëm.
"Mbetemi optimistë rreth aftësive të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të menaxhojnë ndryshimet në rajon por marrëdhëniet e tyre në mënyrë të pashmangshme lidhen me garën strategjike në një moment që interesat globale t ë Kinës po zgjerohen.
Në vitin 2011, Australia ka shënuar një rritje prej 42 për qind të sulmeve kibernetike. Gilard u shpreh se do të krijohet një qendër për sigurinë kibernetike për të parandaluar këto sulme.
"Por qeveria nuk mund të zhvillojë e vetme një betejë të tillë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë ngushtë me industrinë dhe partnerët ndërkombëtarë në këtë fushë. Interneti duhet të vazhdojë të jetë I lirë por në të njëjtën kohë I sigurtë.
Kryeministrja tha se një rrezik tjetër ishin dhe sulmet. Më shumë se 100 australianë kanë gjetur vdekjen nga bombardimet në rezortën indoneziane të Balit në periudhën 2002 – 2005. ndërkohë që dhe ambasada e vendit u sulmua në Xhakartë në vitin 2004.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›