Myslimanët në të gjithë botën festojnë Kurban Bajramin

Veshur në të bardha si simbol i dëlirësisë dhe barazisë nën Zotin, miliona pelegrinë myslimanë, nga e gjithë botë, u ngjitën në Kodrën Arafat-19 kilometra jashtë Mekës në një nga ditët kryesore të Haxhit pesë ditësh. Pelegrinët nisën në agim (sipas kohës lokale në Arabinë Saudite) të mblidhen në brigjet e kodrës, ku besohet ta ketë mbajtur ceremoninë e predikimit lamtumirës profeti mysliman Muhamed. Aty, pelegrinët do ta kalojnë ditën duke u lutur dhe duke menduar. Qeveria saudite njoftoi që më shumë se 2 milionë pelegrinë po marrin pjesë në Haxhin, i cili përfundon me Eid Al Adha-festën e sakrificës.
Në fakt, mes 2.5 deri në 3 milionë pelegrinë pritet të mbërrijnë në total në Mekë për të marrë pjesë në ritin që konsiderohet si një obligim që të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre. Në të kundërt të akrepave të orës, pelegrinët do të kryejnë shtatë rrotullime rreth Kaaba-s.
"Po i përgjigjem thirrjes tënde Zot" përsërisnin pa pushim pelegrinët njëzëri. Ndërkohë frika e sulmeve terroriste ka bërë që të mobilizohen rreth 100 mijë trupa sigurie
Të premten, në ditën e parë zyrtare të Haxhit, të gjithë pelegrinët filluan udhëtimin drejt Mina-s, një fshat i vogël në lindje të Mekës, ku kaluan ditën duke kryer ritet fetare para nisjes për në Arafat. Më pas, pelegrinët do të mblidhen në Musdalifa, mes Arafarit dhe Mina-s, për të mbledhur gurë të cilët do të hidhen kundër kollonave që përfaqësojnë djallin, ditën e fundit të pelegrinazhit, që kulmon me Eid al-Adha ose festën e Kurban Bajramit.