Shtohen përplasjet SHBA-Iran

Në një kohë kur marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë tensionuar pas lajmeve për sulme ndaj Republikës Islamike, Teherani zyrtar ka bërë paralajmërime serioze.
Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbhar Salehi tha se Amerika e ka humbur maturinë në lidhje me çështjet ndërkombëtare.
"Ne jemi të përgatitur për më të keqen, por shpresojmë që të mendohen dy herë përpara se ta vendosin veten në rrugën e përplasjes me Iranin", deklaroi shefi i diplomacisë iraniane gjatë një vizite në Libi.
Mëdiat ndërkombëtare ditët e fundit po flasin për një sulm ndaj Iranit, ndërsa mendohet se kryeministri izraelit Beniamin Netaniahu po përpiqet të grumbullojë sa më shumë mbështetje për një sulm. Tre ditë më parë e para ishte prestigjozja "The Guardian" që shkruante se Britania është duke planifikuar t`i bashkohet forcave amerikane në një fushatë ajrore dhe detare kundër bazave ushtarake iraniane.
Nga ana tjetër edhe lajme të tilla detyruan NATO-n të dilte të enjten me një deklaratë ku sqaronte se nuk do të marrë pjesë në asnjë veprim të tillë ushtarak.
Mosmarrëveshjet dhe presionet mbi Iranin kanë ardhur në përshkallëzim që kur u hodhën akuzat për një komplot për vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.