E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi në Afganistan, Peçi jo i vdekur, në koma

Ndizet një fije shprese për familjarët e komandos Aleksandër Peci, se familjari i tyre mund të vazhdojë të jetojë. Sipas tyre ato kanë marrë një njoftim nga MB se 23 vjecari është në gjendje të rëndë, në vdekje klinike, ku vazhdon të mbahet në jetë me aparatura.

Fillimisht u raportu se Peci së bashku me Komandantin e Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI, ndërruan jetë në spital pas plagosjes në një sulm në Kandahar.
Vetëm pak caste më parë Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp ka bërë me dije se sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, bazuar në raportin e dhënë nga Komandanti i Kontingjentit "EAGLE-4" N.Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se:
Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri VOGLI, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, "Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it", me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit "Eagle-4".
Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri VOGLI dhe N/Tetar Aleksandër Jak PEÇI (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.
I ndjeri Kapiten Feti Bedri Vogli, vetëm para disa muajsh i kishte mbushur të 30 vjec dhe kishte lënë në lagjen periferike Bathore në Tiranë, një vajzë rreth dy vjeçe dhe gruan e tij.

Ndërsa Aleksandër Jak Peçi pjesë e tragjedisë së sotme në Kandahar është një djalë beqar, pjesë e ekipeve më të mira të komandove shqiptarë, 25 vjeç .
 

Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.
Ndërkohë, kjo është hera e parë që dy ushtarë shqiptarë plagosen në misionet paqeruajtëse në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›