E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Kandahar, Jahjaga ngushëllon Topin

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar sot presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, për vrasjen e komandos të misionit paqeruajtës në Afganistan.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin se në Afganistan ra heroikisht kapiteni Feti Vogli”, thuhet në telegramin e Jahjagës, e cila ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të saj, të institucioneve dhe të popullit të Kosovës.
 

Presidentja e Kosovës, gjithashtu ka uruar që ushtari i plagosur shqiptar në Afganistan, Aleksandër Peçi, të shërohet sa më shpejt.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›