Sulmohen bazat amerikane në Afganistan

Qindra afganë të zemëruar kanë sulmuar bazën amerikane në provincën lindore të Lagmanit, duke gjuajtur me gurë duke shprehur indinjatën e tyre ndaj asaj që zyrtarët amerikanë thanë se ka qenë djegie aksidentale e kopjeve të Kuranit në filim të kësaj javë, në një bazë të NATO-s.
Një fotoreporter i Associated Press ka thënë se qindra persona kanë marshuar drejt selisë qendrore të një ekipi ndërtimi të SHBA-së në qytetin Mehtar Lam, pasi kishin marrë pjesë në një protestë në të cilin janë grumbulluar 2 mijë vetë.
Raportohet se forcat afgane kanë qëlluart në ajër për të parlajmëruar turmën që të shëprndahet. Nuk ka informacione për viktima.
Incidenti vjen pas thirrjes së talibanëve që afganët të vënë në shënjestër bazat ushatarake dhe konvojet e trupave të huaja, duke u kërkuar që “t`i vrasin, rrahin dhe t`i zënë robër”- si kundërpërgjigje ndaj djegies së Kuranit.