Sulmi ne Marakesh OKB Terrorizmi kriminal

Këshilli i Sigurimit ka dënuar ashpër sulmin e përgjakshëm me bombë në një prej kafeterive të vizituara nga turistët në qytetin maroken, Marakesh. Çdo formë e terrorizmit është kriminale dhe e pajustifikueshme, deklaroi forumi më i lartë i Kombeve të Bashkuara.
Edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon u shpreh i tronditur. Nga sulmi ditën e enjte sipas të dhënave zyrtare humbën jetën 14 njerëz, dhjetë prej tyre turistë të huaj. Ekipet e shpëtimit raportuan të paktën për 18 të vdekur.
Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, por dyshohet se përgjegjës për këtë gjakderdhje është krahu i rrjetit terrorist Al-Qaeda në Afrikën veriore. Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton e quajti sulmin “të dëshpëruar” ndërsa premtoi asistencën amerikane për qeverinë e Marokut.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e premte , 29 prill 2011 )