E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në ambasadën daneze, hakmarrje e Al Kaedas per karikaturat e Muhametit

 

Ishte dora e Al Kaedës pas atentatit vetëvrasës në ambasadën daneze në Pakistan. E njëjta organizatë terroriste është hakmarrë për publikimin e karikaturave të profetit mysliman Muhametit, të publikuara pak vite më parë nga një gazetar danez.

Përmes një njoftimi difuz në internet, filiali afgan i Al Kaedës, nëpërmjet përgjegjësit Mustafa Abu al Jazid, pohon se Danimarka nuk ka kërkuar falje për publikimet e karikaturave. Sulmi në selinë diplomatike ndodhi në 2 qershor duke lënë 8 vetë të vdekur.

Komunikata e hakmarrjes është publikuar në një sit interneti e përdorur nga grupet ekstremiste islamike për të bërë deklarata kundër Perëndimit. Deri tani nuk ka qenë e mundur për të qenë të sigurt për autenticitetin e hakmarrjes, por me sa duket vendimi per te hedhur ne ere ambasaden e Danimarkes eshte firmosur nga Mustafa Abu al Jazid.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›