E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia i ndalon presidentit maqedonas vizitën në Athinë

Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski anuloi sot pjesëmarrjen e tij në Samitin e shefave të shteteve të Evropës Juglindore që do të mbahet më 13 qershor në Athinë. Nëpërmjet një komunikate për mediat, kabineti i presidentit Cërvenkovski arsyet e vendimit për mospjesëmarrje në këtë takim të nivelit të lartë është mosdhënia e pëlqimit nga autoritetet greke për aterimin e avionit shtetëror të Maqedonisë në Athinë. Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se presidenca për një vendim të tillë ka qenë e njoftuar nga Zyra greke në Shkup, ku nga e njejta janë ofruar mënyra të tjera për arritjen e presidentit Cërvenkovskit në Athinë, propozime që nuk kanë pranuar nga kabineti presidencial. Arsyet për moslejimin e aterimit të avionit qeveritar janë të njejta me ato që autoritetet greke ndaluan kompaninë ajrore MAT, për shkak të çështjes së emrit. Ftesa për presidentin maqedonas ishte bërë nga homologu grek Karolos Papulas dhe drejtori i përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura, që është si koordinues i këtij takimi. (INA)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›