E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës Kukës, ratifikohet marrëveshja për borxhin 230 mln euro

Qeveria ka ratifikuar Marrëveshjen me “Alpha Bank” dhe “National Bank Greece S.A.” për marrjen e një kredie prej 230 milionë euro për financimin e Rrugës Durrës- Kukës. Dy bankat, të përzgjedhura si fituese për dhënien e kësaj kredie, janë "Alpha" dhe "NBG Bank". Vlerësimi i ofertave, sipas Ministrisë së Financave u bazua në metodën "Cash-Flow" dhe "Present Value" të llogaritur për çdo ofertë të paraqitur me anë të DMFAS, i cili është një program specifik për borxhin, i mirënjohur në botë dhe nga organizmat financiare ndërkombëtarë. Komisioni që ka shqyrtuar ofertat, ka bërë të ditur se ka përdorur si kriter themelor vlerësimi "Present Value", mbasi kjo merr parasysh të gjitha termat me të cilat ofrohet financimi, si maturimi, grace period, interesi dhe kosto të tjera që lidhen me financimet. Mbështetur në këtë renditje, Ministria e Financave shpall fituese ofertën e paraqitur nga "Alpha Bank" dhe "National Bank of Greece". Kjo ofertë plotëson shumën e kërkuar, ka një tenor 15 vjet, përfshirë një grace period prej 5 vjetësh dhe një interes Euribor 3/mujor + 1,25%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›