Popovski: Greqia të mos na bllokoj

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski theksoi se tani është momenti për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit.
"Konkludimi i përbashkët është se tani është mundësia e vërtetë për tejkalimin e kontestit shumëvjeçar për emrin me fqinjin tonë jugor", deklaroi ministri Poposki në fjalimin e tij para Komisionit për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.
Ai theksoi se duhet të ndalohet bllokimi për pjesëmarrjen e Maqedonisë në konferenca dhe të fillohet me zgjidhjen e kontestit që do të jetë në interes të përbashkët.
"Fakti që Maqedonia për herë të pestë mori rekomandimin për fillim të negociatave me BE-në, si dhe angazhimet konstruktive të cilat i janë dërguar qeverisë greke,e të cilat Maqedonia i promovoi në mënyrë aktive, kontribuan që gatishmëria e shtetit tonë të jetë e njohur nag përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Nëse Greqia kërkon zgjidhje konstruktive të kontestit, duhet të presë që Këshilli i Evropës të propozojë fillim të negociatave për vitin e ardhshëm", tha Poposki.
Ministrit Poposki në sesionin parlamentar të Parlamentit Evropian iu bënë pyetje lidhur me vendimin e Gjykatës së Hagës, ku ai u përgjigj se Maqedonia do ta respektojë vendimin, çfarëdo që të jetë.
"Të hënën presim zgjidhje të kontestit juridik të filluar në vitin 2008, ku nga doli vendimi i cili është kryesisht në duart e Gjykatës së Hagës. Ne si anëtare përgjegjëse e Kombeve të Bashkuara, nuk kemi absolutisht asnjë ndikim ndaj saj, ndërkaq që do të jemi të përkushtuar ndaj respektimit të së drejtës ndërkombëtare", deklaroi Poposki.