E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Ukrainë, shkon në 22 numri i viktimave, plagosen 50 të tjerë

22 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me raketën ruse në një stacion treni në qytetin lindor të Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk më 24 gusht, në 31-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës. BBC raporton se Presidenti Volodymyr Zelensky teksa njoftoi sulmin e rëndë tha se 50 persona kishin mbetur të plagosur.

“Kjo është se si Rusia u përgatit për takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Katër vagonë ​​pasagjerësh janë në flakë tani… numri i viktimave mund të rritet”, tha ai. Sakaq, Rusia nuk ka bërë asnjë koment. Ajo ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar infrastrukturën civile.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›