Sulmohet ambasadae Kosovës në Paris
PARIS- Huliganë të bandave serbe kanë sulmuar sërish ambasadën e Kosovës në Paris. Mësohet se sulmi ka ndodhur më 17 shkurt, ditën kur po festohej 3-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Huliganë serbë kanë sulmuar objektin e ambasadës së Kosovës në Paris. Kanë dëmtuar pllakën dhe kanë ngjyrosur muret e objektit ku është e vendosur ambasada e Kosovës. Në pllakë dhe muret e objektit të ambasadës janë shkruar simbole dhe parulla serbe", - raportohet që nga Parisi. Ky burim shtoi se po atë natë policia franceze arriti t'i arrestojë 6 serbë, të cilët ishin të përfshirë në grupet e këtyre bandave, të cilët për të dytën herë sulmojnë ambasadën e Kosovës në Paris. Stafi diplomatik i Kosovës, i akredituar në Paris, njoftoi për këtë sulm menjëherë ministrinë e Punëve të Jashtëm, si dhe e ka dënuar këtë akt duke e quajtur të ulët dhe vandalist të kryer nga grupe të të rinjve serb që kanë për qëllim përdhosjen e simboleve të Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)