E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, sot pritetvotimi për Presidentindhe qeverinë e re

PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, pritet të votojë sot presidentin dhe qeverinë e re “Thaci 2”.

Partia Demokratike e Kosovës deklaroi dje se kishte deponuar kërkesën për mbledhjen urgjente të parlamententit për ditën e sotme në orën 15:00 për zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë së re.
Ndërkohë që Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi deklaroi po dje se kryesia e Kuvendit do të mblidhej sot paradite në orën 10.00 për të shqyrtuar kërkesën.

PDK-ja duket se do ta ketë të vështirë marrjen e 61 votave për postin e presidentit, kur në këtë post kandidon Behxhet Pacolli i AKR-së. Ndërkohë mësohet AAK-ja dhe partitë e tjera opozitare, që krijuan koalicionin e tyre të dielën, pritet që propozojnë sot përballë Pacollit, Adem Demaçin. Emri i presidentit të AKR-së për postin e presidentit është pjesë e marrëveshjes politike me PDK-në, por ndërkohë deputetë të kësaj partie e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë emrin e Pacollit, pasi donin që në presidencë të ishte Jakup Krasniqi.

Vetë Pacolli pas dhënies së betimit si deputet i legjislaturës së katërt i është përgjigjur dje gazetarëve se “nuk e di” nëse i ka votat e mjaftueshme për të qenë President

Që nga dita e parë e Kuvendit Opozita, LDK dhe AAK, e cilëson këtë koalicion PDK- AKR, ende të pazyrtarizuar si Qeveri në Kuvend, si koalicion të pakicës.

Përbërja e re e Kuvendit të Kosovës mbajti dje seancën e parë konstituive.

Pas verifikimit të mandateve, deputetët dhanë betimin, pastaj zgjodhën Jakup Krasiqin sërish për kryetar të Kuvendit, si dhe pesë nënkryetarët, Xhavit Halitin e PDK-së, Sabri Hamitin e LDK-së, Glauk Konjufcën nga Vetëvendosje, si dhe Petar Miletiqin nga pakica serbe dhe Enis Kermanin nga komunitetet jo serbe.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›