E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet faqja online e gazetës Zëri, denoncoi skandalin e Berishës me interkonjeksionin

Share

Faqja zyrtare e gazetës Zëri të Kosovës ka dy ditë që nuk hapet nga Shqipëria. Shumë lexues shkruajnë të shqetësuar për pamundësinë e tyre për të lexuar faqen online të gazetës Zëri pas publikimit të dosjes së interkonjeksionit.

Sulmi nga hakersat mbi faqen e gazetës së Prishtinës duket se ka lidhje me shqetësimin që ka krijuar në Tiranën zyrtare publikimi i skandalit.

Kryeministri Berisha ka diktuar dhënien e tenderit një kompanie boshnjake me fije të vjetra të lidhura me historitë e Berishës me Bosnjën në vitet 90, të ringjallura përmes sekserëve të tij boshnjakë. Vendimi i Berishës bie ndesh me procedurën e tenderit dhe kushtet teknike të vendosura dhe nga financuesi. Bllokimi i ndërtimit të linjës rrit varësinë e Kosovës nga Serbia dhe u jep monopol disa kompanive serbe që furnizojnë me energji elektrike Shqipërinë dhe Kosovën dhe që janë miq të familjarëve të Berishës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›