E Shtunë, 31 Tetor 2026

BERZH dhe Banka e Shqipërisë: Shqiptarët u janë rikthyer fajdeve

Share

Para pak ditësh ishte Banka e Shqipërisë që konstatoi se shqiptarët po marrin borxh tek njëri- tjetri, duke iu rikthyer fajdeve. Të njëjtin konstatim e ka bërë edhe Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim në raportin e fundit të saj, publikuar dje.

Përveçse theksuan se ndër shqiptarë është ulur ndjeshëm konsumi, ata deklaruan se ka një krizë besimi të qytetarëve ndaj shtetit, ndaj ata kanë nisur që të marrin para me fajde.

Në anketën e BERZH thuhet se ka rënë ndjeshëm besimi i qytetarëve tek shërbimi publik, duke filluar nga shëndetësia e duke përfunduar tek sigurimet shoqërore. Po ashtu qytetarët mendojnë se korrupsioni është rritur.

Ende nuk dihet se në çnivele është përhapur marrja e parave borxh në mënyrë informale, por lajmi më i keq është se 60 përqind e familjeve në Shqipëri janë prekur nga kriza, ndërkohë që në rajon kjo shifër është 40 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›