E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet i dashuri i Hiltonit

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 18:36

Derisa Paris Hilton ka hyrë në gjykatën në Los Anxhelos, i dashuri i saj Cy Waits “ka ngrënë” goditje nga një person.

Sigurimi ka vrapuar për t’i ardhur në ndihmë dhe ka dërguar sulmuesin në polici.

Paris Hilton në gjykatë ka dëshmuar kundër sulmuesit, i cili me dy thika ka hyrë në shtëpinë e saj vitin e kaluar.

“Edhe një psikopat. E goditi Waitsin në qafë derisa po hynim në gjykatë. E tmerrshme”, ka shkruar më vonë Paris në “Twitter”-in e vet.

Derisa sulmuesin James Rainford po e dërgonin në polici, ai kishte thirrur se e njeh Hilton dhe se babai i saj Rick Hilton ia ka dhënë “bekimin” që të martohet me të.

Ai në tetor të vitit të kaluar është kapur duke përgjuar në afërsi të pasanikes së njohur dhe ishte dënuar me tri vjet me kusht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›