E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për 1 Maj kufizohet lëvizja e automjeteve

Nga Express më 28 prill 2011 në ora 21:15

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, me rastin e festës së 1 Majit, ka lëshuar një urdhëresë përmes së cilës ndalohet qarkullimi i automjeteve përveç autobusëve të “Trafikut Urban”, automjeteve të Policisë së Kosovës KFOR-it, EULEX-it, NP “Hortikultura”, pronarëve të shoqërive tregtare që ushtrojnë veprimtarin në parkun “Gërmia”, dhe automjeteve emergjente gjatë festës, përkatësisht më 30 prill, 1 dhe 2 maj, në drejtim të “Gërmisë”.

Pikat përfundimtare për lëvizjen e automjeteve përveç banorëve të lagjes Normale, Sefali e Taukbashqe do të jetë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Lec Gradica”, kryqëzimi i rrugëve “ Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të Pishinës dhe parkut “Gërmia”.

Transporti publik i qytetarëve për në parkun “Gërmia” deri te Pishina do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të “Trafikut Urban”.

Inspektorati i Komunës së Prishtinës gjatë këtyre ditëve, do t’i parandalojë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen-shërbimin ndaj qytetarëve, dhe do të organizojë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit, si dhe hedhjen e mbeturinave që ato të bëhen në vende të caktuara, thuhet në urdhëresën e nënshkruar nga Isa Mustafa, kryetar i Komunës së Prishtinës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›