E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet punonjesi i pikes se karburantit

Denoncon vjedhjen e parave dhe sendeve personale nga te armatosur. Policia dyshuese


TIRANE- Sulmohet nga persona te armatosur menaxheri i nje karburanti ne fshatin Mezes te komunes se Kasharit ne kryeqytet. Punonjesi i firmes se karburantit pretendon se i kane grabitur nje sasi te konsiderueshme lekesh celularin dhe sende te tjera personale. Sipas te demtuarit personat e kishin kercenuar me arme dhe i kishin kerkuar parate.


Policia dyshon per vertetesine e deklarimit te te demtuarit duke qene se ne disa momente ai ishte konfuz dhe ne disa raste deklarimi i tij ishte i ndryshem nga hera e pare e me pas ne rastet e rimarrjes se tij ne pyetje.


Deklarime te tilla te marra ne rruge verbale fillimisht futen ne dyshim drejtuesit e grupit te hetimit te cilet e kane marre me rezerva pretendimin e menaxherit te pikes se shitjes se karburnatit me qender ne Yzberish. Burime te policise thane dje se ngjarja u njoftua rreth ores 1100 kur sipas burimeve te policise ne rrugen qe lidh rrugen dytesore te autostrades me nje rruge te zones se Yzberishtit.


Sipas pretendimit te te demtuarit persona te panjohur dhe te armatosur i kishin nderprere rrugen dhe me pas i kishin marre nje sasi te konsiderueshme parash. Per te sqaruar rrethanat e ngjarjes policia mori deshmi edhe te personave te tjere si punonjesve te karburantit ku ishe i punesuar i grabituri si dhe persona te tjere me te cilet ai mesohet se ka komunikuar perpara apo pas ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›