Qeveria parashikon rritje 5.5 te ardhurat jane me pak se ne 2010
TIRAN- Qeveria parashikon nje rritje me 5.5 per qind te ekonomise pergjate vitit te ardhshem nderkohe qe ecuria e te ardhurave ne buxhetin 2011 paraqitet e njejte me ate te vitit 2010 madje ne disa tregues e perkeqesuar.
Nje krahasim i te dhenave te buxhetit te vitit 2011 me ato te buxhetit fillestar dhe atij te rishikuar te vitit 2010 pasqyrojne qarte uljen e te ardhurave ne buxhetin e shtetit ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto. Me gjithe rritjen e akcizave per cigaret karburantet dhe shtimin ne listen e mallrave qe paguajne akcize te nje sere produktesh te reja qeveria nuk po arrin te rrise te ardhurat ne buxhet ne treguesit e parashikuar.
Nese krahasohen treguesit fiskale te parashikuara ne buxhetin fillestar te vitit 2010 me ato te buxhetit te po ketij viti te rishikuar me parashikimet per 2011-n rezulton se ne mos jane ulur te ardhurat kane pesuar nje rritje zero ose me 0.5 per qind ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto. Ne keto kushte minimalisht mund te thuhet se ecuria e treguesve fiskale ne raport me PBB-ne eshte perkeqesuar.
Qeveria i ka parashikuar te ardhurat tatimore per vitin 2011 rreth kater miliarde leke me shume krahasuar me buxhetin fillestar te vitit 2010 dhe rreth 32 miliarde leke me shume krahasuar me buxhetin e rishikuar te po ketij viti.
Pavaresisht kesaj te ardhurat tatimore te parashikuara per vitin 2011 zene nje vend me te vogel ne Prodhimin e Brendshem Bruto krahasuar me dy buxhetet e meparshme.
Per sa i perket te ardhurave nga tatimet dhe doganat ato shenojne tregues te ndryshem ne vlere por te njejte per ndikimin qe kane ne Prodhimin e Brendshem Bruto. Ne buxhetin fillestar 2010 keto te ardhura ishin parashikuar ne nivelin e 19.2 per qind po aq sa jane parashikuar edhe per vitin 2011.
Edhe nese krahasohen me treguesit e buxhetit te rishikuar 2010 parashikohet qe pergjate 2011-s keto te ardhura te pesojne nje rritje minimale me vetem 0.5 per qind ose rreth 6 miliarde leke.
Treguesit paraqiten te njejte edhe per sa i perket te ardhurave nga akciza 3.3 per qind te PBB-se jane parashikuar ne buxhetin fillestar 2010 po aq jane parashikuar ne buxhetin e vitit 2011 pavaresisht se qeveria parashikon nje rritje ekonomike prej 5.5 per qind. Krahasuar me buxhetin e rishikuar 2010 keto te ardhura parashikohet te rriten me vetem 0.1 per qind gjate vitit te ardhshem ose rreth 1.5 miliarde leke.
Rritja minimale e ketyre te ardhurave vjen ne nje kohe kur qeveria parashikon shtimin e rreth 2.8 miliarde lekeve ne arke pas rritjes se akcizes per cigaret.
I perkeqesuar paraqitet edhe treguesi i te ardhurave nga tatimi mbi fitimin. Buxheti fillestar 2010 parashikonte qe ato te perbenin 1.5 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto ndersa buxheti 2011 zbret ne 1.4 per qind te PBB-se duke ulur keshtu pritshmerine e arkes se shtetit nga kjo takse. Ky tregues eshte i njejte me ato te buxhetit te rishikuar ne mes te vitit 2010 i cili u reduktua edhe me tej per shkak te krizes e cila shkaktoi renie te ndjeshme te te ardhurave.
Pra te ardhurat nga tatimi mbi fitimin per vitin 2011 pritet te paraqiten ne te njejtat ritme me buxhetin e vitit 2010 te rishikuar per shkak te krizes. Ulje me 1 per qind krahasuar me buxhetin 2010 pritet te shenohet ne te ardhurat nga taksat doganore.
Nderkohe te ardhurat nga taksat doganore paraqiten ne te njejtet tregues per te tre buxhetet. Ndryshe nga treguesit e mesiperm ecuria e te ardhurave nga taksat doganore nuk varet plotesisht ne ecurine e ekonomise apo te administrates doganore dhe tatimore.
Ndikim kryesor ne reduktimin nga viti ne vit i ketyre te ardhurave ka marreveshja e tregtise se lire qe Shqiperia ka me vendet e Bashkimit Europian cka e detyron vendin tone qe te ule ne vijimesi barren doganore per importet nga keto shtete.
Parashikohet rritje ne vlere e te ardhurave por ato jane me te uleta krahasuar me buxhetin 2010 per sa i perket efektit ne Prodhimin e Brendshem Bruto
Te ardhurat parashikohen te njejta ose me pak se 2010 ne nje kohe kur qeveria parashikon rritje te ekonomise 5.5 per qind per vitin 2011
Disa nga treguesit fiskale jane perkeqesuar megjithese qeveria ka rritur akcizen per cigaret dhe ka futur ne listen e mallrave me akcize edhe disa produkte te tjera
Te ardhurat jane ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto
Kryeministri njoftoi nisjen e punimeve per unazen e madhe te Tiranes Tender per rruget e komunave. Nese Rama nuk bashkepunon do ta bej vete
Berisha Do ti heq Rames unazen e Tiranes
TIRAN- Kryeministri Berisha ka shfrytezuar mbledhjen e radhes te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes per te leshuar kercenimin e radhes ndaj Bashkise se Tiranes ne lidhje me ndertimin e unazes se madhe.
Mbledhja u organizua posacerisht per te miratuar dy projekte qe jane pjese e kesaj unaze nderkohe qe Berisha u fokusua tek rendesia qe mbart per qytetin ndertimi i kesaj vepre.
Pjesen kryesore ne fjalen e Kryeministrit e zuri infrastruktura e kryeqytetit per te cilen ai fajesoi kreun e bashkise. Ne lidhje me kete Berisha kerkoi nga Rama nisjen e punimeve per ndertimin e unazes se madhe te qytetit pasi ne te kundert do te jete qeveria ajo e cila duke marre parasysh interesin publik do ta realizoje vete kete veper.
Do ta nisim punen nga Sauku deri tek Shkolla Teknologjike tenderimi do te behet vetem per segmentin qe shtrihet ne territorin e Komunes se Farkes nese bashkia nuk fillon punen interesi publik do te na beje neve qe te vazhdojme punen edhe me tej. Ne do te presim. Nese nuk fillon puna do te vijojme vete me ndertimin e unazes - tha Berisha.
Projekti i pare ka te beje me segmentin nga Shkolla Teknologjike deri tek rruga e Elbasanit e cila parashikohet te behet me gjashte korsi. Kjo pjese e Unazes se madhe ka nje gjatesi prej 5.2 kilometrash dhe kalon ne zonen e Selites prane kopshtit Botanik ne kodrat pas Parkut te Liqenit Artificial ne kodrat e Saukut dhe lidhet me rrugen e Elbasanit prane Akademise se Rendit.
Projekti i dyte eshte ai Babrru-Bregu i Lumit-Ura e Kamzes i cili do te sherbeje si nyje devijuese per trafikun qe do te vije nga veri-lindja pas perfundimit te Rruges se Arbrit. Ky segment ka nje gjatesi 6.5 kilometra gjeresi 110 metra dhe shtrihet midis dy aneve te lumit te Tiranes.
Vetem ky segment parashikohet te kape vleren 115 milione eurove.
Miratimi i vetem ketyre dy segmenteve ka te beje me faktin se ato nuk ndodhen ne territorin e Bashkise se Tiranes. Segmenti Rruga Elbasanit-Tirane e Re shtrihet me se shumti ne territorin e Komunes se Farkes e cila eshte ne drejtimin e Partise Demokratike.
Edhe segmenti Babrru-Bregu i Lumit-Ura e Kamzes nuk eshte ne territorin e Bashkise se Tiranes por te komunes se Paskuqanit e cila gjithashtu eshte nen drejtimin e PD-se.
Ndertimi i Unazes se Madhe te kryeqytetit eshte shoqeruar me akuza dhe kunderakuza midis qeverise dhe Bashkise se Tiranes.
Rreth dy vjet me pare bashkia ka miratuar nje kredi rreth 20 milione euro te financuar nga BERZH nderkohe qe pretendon se ajo eshte bllokuar nga qeveria. Nga ana e tij Kryeministri Berisha pranon se nuk ka lejuar disbursimin e kesaj kredie pasi sipas tij nuk mund te lejonte shperdorimin e fondeve nga bashkia.