“Të gjithë me huqe” në TK
Tiranë - Premiera e titulluar “Të gjithë me huqe” pritet të ngjitet më 3 maj në skenën e Teatrit Kombëtar me regji të Gëzim Kames.
Skenografia i është besuar Genc Shkodranit, ndërsa kostumografia Anila Zajmit. Në këtë shfaqje interpretojnë aktorët: Roland Trebicka, Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Olta Dako, Ermela Teli, Anila Muça, etj.
Mesazhi i veprës është se, nëse arrin të ndihmosh mikun i ke bërë mirë vetes. Sepse, të duash dhe të ndihmosh të tjerët është një vlerë njerëzore.
Regjisori i kësaj premiere, Gëzim Kame, është shprehur se ndjehet shumë i kënaqur dhe optimist për vënien në skenë të kësaj vepre.