Shtohen vrasjet ne Tirane gjate 2010 ra zbulueshmeria
Pasi u njoh me statistikat e te gjithe sektoreve qe u prezantuan nga drejtori i Policise se Tiranes Tonin Vocaj drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj ndaloi ne vecanti ne disa ceshtje delikate qe sipas tij kane nevoje per analiza te vecanta dhe per permiresim. Sipas kryepolicit jane pikerisht veprat penale qe kane ndikim te drejtperdrejte ne jeten e qytetareve ato qe kane pesuar rritje. Kemi rritje te numrit te krimeve kunder personit sidomos vrasjet dhe ulje te fuqise zbuluese per
keto krime. Jane rritur krimet kunder prones problematike kane qene vjedhjet me dhune vjedhjet e bankave vjedhjet me arme vjedhjet me pasoje vdekjen te cilat jane rritur ne numer dhe ka rene fuqia zbuluese e tyre tha kreu i policise Burgaj dje gjate analizes. Sipas drejtorit te Pergjithshem te Policise renia e fuqise zbuluese tregon per nje pamjaftueshmeri dhe mungese impenjimi sa dhe si duhet te strukturave pergjegjese ne polici.
Verejtjet e kryepolicit
Sipas drejtorit Hysni Burgaj Policia e Tiranes ka permiresuar punen ne krahasim me vitin 2009 ne disa sektore si parandalimi dhe goditja e trafikut te femrave qenieve njerezore dhe trafiqeve te tjera kriminale. Burgaj konstatoi me tej mangesi ne drejtime te ndryshme per te cilat tha se duhet te behen analiza te vecanta ne menyre qe puna te permiresohet. Mbetet problem nje kontroll jo sa duhet i territorit i elementeve me tendencen kriminale te vjedhjes dhe armembajtjes pa leje per te cilat do te kerkoj angazhim dhe profesionalizem ne trajtimin e ketyre ceshtjeve me qellim minimizimin e ketyre veprave penale dhe goditjen e autoreve te tyre per rritjen e sigurise dhe permiresimin e imazhit te policise ne komunitet deklaroi Burgaj. Gjithashtu ai u terhoqi vemendjen drejtuesve te policise qe te analizojne ne menyre te hollesishme situaten dhe te planifikojne masa efikase ne drejtim te parandalimit zbulimit dhe goditjes se veprave penale qe kete vit kane qene problematike.
ANALIZA
Gjate ketij viti te pakten deri javen e pare te muajit dhjetor ne territorin e Tiranes dhe te Kavajes kane ndodhur 24 vrasje. Nga keto 15 jane zbuluar dhe 9 prej tyre mbeten ende pa autor. Ne krahasim me vitin e kaluar ne kryeqytet kane ndodhur 2 vrasje me shume dhe kane mbetur te pazbardhura 5 me shume se ne vitin 2009. Nga verifikimi i statistikave rezultojne te jene pa autor vrasja e ish-atletit Hasan Rakipi Ahmet Bardhoshit Spartak Canajt Elton Lulos Franc Konomit Leonard Bilalit Urim Begut Dritan Skenderajt dhe Erald Gjonit. Nga keto statistika tri ngjarje jane krime ne familje burri ka vrare gruan e me pas edhe veten nje prej tyre eshte vrasje me motive gjakmarrjeje si dhe ka ndodhur nje vrasje e dyfishte me eksploziv. Sipas drejtorit te Policise se Tiranes gjate ketij viti kane ndodhur dy grabitje bankash njera prej te cilave eshte zbuluar. Prioritet per vitin e ardhshem do te jete ulja e krimeve te renda dhe rritja e fuqise zbuluese.
Kriminaliteti
. 4679 vepra penale 80 per qind e tyre te zbuluara
. 30 per qind me shume telefonata ne sallen operative
. 24 vrasje 15 te zbuluara dhe 9 pa autor
. 172 te arrestuar nga Antidroga per 181 vepra penale
. 14 operacione kunder trafiqeve te paligjshme me 200 autore
. 626 vepra penale ne fushen e krimeve ekonomike e financiare
. 248 persona te proceduar per korrupsion 43 te arrestuar
. 22 vepra penale kunder pastrimit te parave me 31 autore
. 33 krime kompjuterike me 32 autore 8 te arrestuar
. 225 vepra penale te klasifikuara si krime te renda
. 84 vjedhje te kryera me dhune e arme 34 te zbuluara
. 1790 krime kunder prones 1004 te zbuluara
. 352 kerkese padi drejtuar gjykates per dhune ne familje
Etleva Delia