Atentati me tritol te telekomanduar, tre te ndaluarit shpjegojne motivet
Lezhe- Tre te arrestuarit per atentatin me 3 kg tritol te telekomanduar, ndaj pronarit te nje lokali ne Shengjin, pranojne akuzen ne gjykate dhe shpjegojne detajet e misionit te tyre te pamundur. Gjykata e Lezhes ka zhvilluar diten e djeshme masen e sigurise ndaj te dyshuarve: Altin Noga, Elton Malaj dhe 16 vjecarit E. G, te ndaluar si autore per tentativen e ekzekutimit te Eduart C. Per te arritur kryerjen e sulmit te dyshuarit, se bashku edhe me dy persona te tjere te shpallur ne kerkim, punonin prej tre muajsh dhe per kete akt, do te shperbleheshin nga i dyshuari Altin Noga, qe cilesohet organizatori i krimit. Trupi gjykues pasi ka degjuar prokurorin dhe tre te ndaluarit, ka dhene masen "arrest me burg". Ne dosjen e organit te akuzes cilesohet se shkak i ketij atentati te deshtuar ka qene lidhja intime e pronarit te lokalit, me ish-gruan e Noges, qe me pas kaloi edhe ne nje divorc te ciftit. Vete i dyshuari Noga mesohet se gjate seances se djeshme ka pranuar akuzen ne gjendjen qe ishin aktet e prokurorise, duke u shprehur se Eduart C., i kishte prishur familjen. Gjithsesi pohimet nuk kane ndryshuar aspak qendrimin e gjykates per vepren penale te "tentatives se vrasjes ne bashkepunim" dhe "mbajtje pa leje te municioneve".
A.Bushi
A.Bushi